domenica 24 giugno 2012

Dashuria

E mban mënd, moj Marë, 
dashurin' e parë?
 Njeri nuk e gjegji, 
se jeshmë te vegji. 
Unë pa ty s'rrojë, 
vij' e të kërkojë; 
tl pa mua s'rroje, 
vij' e me kërkoje. 
Në lule me erë putheshim ngahere,
dhe si burr' e grua losnim nënë ftua. 
Një ditë, të dyza losnim mbylla-syza: 
U fshyem pa dukur Cinë të besoj taninë, 
perëndin' a dashurinë?
 Perëndi në këte jetë është dashuria vetë.

Bukuria jote, 
leshërat e tua posi pëndë korbi, 
të gjata mbi thua,ballëtë si diell, 
faqetë si mollë,qafa jot' e gjatë, 
mesi yt i hollë,sisëtë si shegë, 
dhëmbët si thëlpënjë, b
uzët si burbuqe,
 sytë si gështënjë, 
dora si dëborë, 
fjala jote mjaltë,
 kurmi yt i derdhur, 
shtati yt i naltë; 
gjithë më kënaqin, 
të tëra t'i dua, 
po zëmëra jote u bë gur për mua!

 Pika-pika bie shiu dhe dëbora flokë-flokë, 
vetëtin e fryn veriu, 
breshëri kërcet mi tokë! 
Le të fryjë er' e ftohtë, 
s'ka ç'më bën dimëri mua: 
Dashuria më mban ngrohtë, 
se pushtoj atë që dua. 
Kur fryn era me tallas, 
kur bie dëbor' e shi, 
sa flë njeriu me gas, 
kur ka mikenë në gji!

Nessun commento:

Posta un commento